image Gjykata e Strasburgut e demaskon kosovarin të cilit iu ndalua hyrja në Zvicër

Drejtësi

Gjykata e Strasburgut e demaskon kosovarin të cilit iu ndalua hyrja në Zvicër

news image

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka marrë vendim lidhur me një ankesë që një shtetas kosovar ka ushtruar kundër gjyqësisë zvicerane.

Në rastin e ndalimit të hyrjes në Zvicër që autoritetet zvicerane ia kanë shqiptuar kosovarit, është vepruar drejt dhe në mënyrë korrekte, vlerëson gjykata, shkruan zentralplus.ch.

Ai e kishte marrë këtë dënim (krahas dënimit me burg) për shkak të delikteve me tregti droge, transmeton Gazeta Sinjali.

Personi në fjalë, në ankesën e tij kishte theksuar se duhet të qëndrojë në Zvicër për shkak se gruaja dhe një fëmijë i tij janë të sëmurë dhe kanë nevojë për kujdes.

Ndërsa gjykata në fjalë, vendimin e saj e ka arsyetuar duke theksuar se i dënuari edhe ashtu kishte fare pak kontakte me familjen e tij.

Veç kësaj, deliktet e kryera nga ai janë aq të rënda sa që përkundër të drejtës themelore për bashkëjetesë familjare që i takon, arsyetojnë masën e ndalimit shtatëvjeçar të hyrjes së tij në Zvicër. /Gazeta Sinjali