image Një muaj paraburgim ndaj gjyqtarit dhe policit për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Mitrovicë

Kosovë

Drejtësi/ Një muaj paraburgim ndaj gjyqtarit dhe policit për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Mitrovicë

news image

Gjykata e Apelit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji,  të pandehurve R.I dhe B.G, e cila sipas aktvendimit të kësaj gjykate, do t’iu llogaritet nga data 26.09.2019 deri me datë 26.10.2019.

R.I po dyshohet se në cilësi të personit zyrtar, konkretisht gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e ka kryer veprën penale ”Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare” . Ndërsa B.G.,  në cilësi të pjesëtarit të policisë, i ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë “nga i njëjti nen, dhe “Marrja e ryshfetit”.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale, kundër aktvendimit të Gjykatë Themelore në Prishtinë, sipas të cilit, të pandehurve në fjalë, u ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Gjykata e Apelit, pasi i ka vlerësuar të gjitha rrethanat,  konsideron se gjykata e shkallës së parë, nuk ka vepruar drejtë kur të dyshuarve ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, duke mos arsyetuar shkaqet që kanë sjell deri te marrja e një vendimi të tillë. Apeli vlerëson se në rastin konkret, janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. /Gazeta Sinjali/