image Gjykata e Apelit në Serbi refuzon ankesën e Mustafit për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve nga Vulini

Rajon

Gjykata e Apelit në Serbi refuzon ankesën e Mustafit për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve nga Vulini

news image

Gjykata e Apelit në Serbi ka refuzuar ankesën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ndaj ministrit Aleksander Vulin për gjuhë të urrejtjes dhe përdorimin e termit fyes për shqiptarët.

Vendimin e Gjykatë së Apelit në Beograd e ka bëri të ditur vet Mustafi, ku sipas tij ky vendim shpërfaq drejtësinë e sotme në Serbi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Gjykata e Apelit e legalizoi termin fyes për shqiptarët. Si dhe ai ka bërë të ditur se betejën do ta vazhdojë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Edhe Gjykata e Apelit legalizon termin fyes “šiptari” dhe institucionalizon gjuhën e urrejtjes. vazhdojmë në Gjykatën kushtetuese! Gjykata e Apelit ka “refuzuar ankesën si të pabazuar të paditësit dhe vërteton aktgjykimin e Gjykatës së Lartë në Beograd”, në padinë ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vullin, për vërtetimin e qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Mustafi.

Ai u ka bërë thirrje BE-së, OSBE-së dhe ShBA-së që të reagojnë ndaj Beogradit zyrtar.

“Kujtoj se të gjitha raportet relevante ndërkombëtare nënvizuan gjuhën e tij ksenofobe dhe raciste. I bëj thirrje BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së të reagojnë ndaj Beogradit zyrtar dhe ta parandalojnë gjuhën e urrejtjes kundër minoriteteve në Serbi, sepse lirimi i Ministrit Vullin nga akuzat e gjuhës së urrejtjes, intolerancës dhe diskriminimit, “legalizon”, diskriminimin, ksenofobinë dhe racizmin ndaj shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Serbisë e gjetkë”, ka thënë Mustafi.

“Tashmë kemi ndjekur këtë proces në të gjitha instancat e gjyqësorit, e më pas dërgojmë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg”.

Për fund ai ka shkruar se “Për drejtësi. Deri në fitoren përfundimtare”.

/GazetaSinjali/