image Gjykata dënon pesë persona për vepra të ndryshme penale

Drejtësi

Gjykata dënon pesë persona për vepra të ndryshme penale

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë  ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve G.R., M.R., F.R., B.R., dhe P.R, për vepra të ndryshme penale, transmeton Gazeta Sinjali.

Këta persona janë dënuar nga Gjykata Themelore për vepra të ndryshme, duke filluar nga vepra penale Mbajtja në pronësi e deri tek Lëndimi i lehtë trupor.

Njoftimi i plotë nga Gjykata Themelore – Prishtinë:

I akuzuari G.R. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 31.10.2017 deri me datë 10.09.2019, ndërsa është liruar nga dënimi për veprat penale Vrasje dhe Vrasje në tentativë, për shkak se të njëjtat vepra penale janë kryer në rrethanat të mbrojtjes së nevojshme.

I akuzuari M.R është shpallur fajtor dhe është dënuar  për veprën penale Lëndim i lehtë trupor, me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti, në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe në masën e arrestit shtëpiak prej datës 26.10.2017 deri me datë 13.06.2018, ndërsa sa i përket veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i akuzuari M.R është liruar nga akuza, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer këtë vepër penale.

I akuzuari  F.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite për veprën penale Lëndim i rëndë trupor, në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe në masën e arrestit shtëpiak prej datës 26.10.2017 deri me datë 27.09.2018, ndërsa sa i përket veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i akuzuari është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer këtë vepër penale.

I akuzuari B.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në këtë dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në masën e arrestit shtëpiak prej datës 26.10.2017 deri me datë  27.09.2018, ndërsa është liruar nga dënimi për veprën penale Vrasje në tentativë, për shkak se e njëjta vepër është kryer në rrethanat e mbrojtjes së nevojshme.

Të akuzuarit P.R për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimin i pasurisë, i është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 300 euro, të cilin dënim i akuzuari P.R është i obliguar ta paguaj brenda afatit prej 15 ditësh, por jo më gjatë se 3 muaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/