image Gjykata cakton arrest shtëpiak për dy edukatoret e "Cambridge Kids"

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata cakton arrest shtëpiak për dy edukatoret e “Cambridge Kids”

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaji për secilën dy edukatoreve, Teuta Gashi dhe SH.A. për keqtrajtimin e fëmijëve në kopshin privat ’Cambridge KidS’’, raporton Gazeta Sinjali.

Gjykata e mori këtë aktvendim duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas komunikatës së gjykatës, Teuta Gashi akuzohet për keqtrajtimit të fëmijës, ndërsa Sh.A., për mosraportim të abuzimit të fëmijëve.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës T.G. për shkak të veprës penale, Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës nga neni 243 par.1 të KPRK-së dhe kundër të pandehurës SH.A., për shkak të veprës penale, Mosraportimi i abuzimit të fëmijëve nga neni 247 par.3 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Sinjali/