Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për rrahjen që ka ndodhur para disa ditësh në lokalin “Stop” në Gjilan.
Burime të Gazetës Sinjali kanë njoftuar se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ai ishte kapur nga Policia e Kosovës pasditen e 21 korrikut rreth orës 16:00, në qytetin e Gjilanit.