image Gjuriq vjen sot zyrtarisht në Kosovë: Ka qenë i disiplinuar me kërkesën
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Vizitë/ Gjuriq vjen sot zyrtarisht në Kosovë: Ka qenë i disiplinuar me kërkesën

news image

I ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do ta vizitojë Kosovën gjatë ditës së sotme.

Jetlir Zyberaj, shef i stafit të ministrit në detyrë të diplomacisë, ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se Gjuriq ka qenë i disiplinuar dhe u ka bërë kërkesë institucioneve të Kosovës, prandaj edhe i është aprovuar kërkesa.

“Po, ka qenë i rregullt dhe shumë i disiplinuar në parashtrimin e kërkesës dhe i është aprovuar. Gjithashtu, ky është një tregues i qartë se Kosova i respekton të gjitha obligimet ndërkombëtare që ka marr për lëvizjen e lirë të njerëzve. Në anën tjetër Serbia, vazhdon me mentalitet kriminal ta trajtojë Kosovën duke i ndaluar pa arsye qytetarët tanë”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.

Zymberaj ka kërkuar që Serbia ta liroj Nezir Mehmetajn, i ndalur ditë më parë nga policia serbe në Merdare.

“BE nuk duhet ta tolerojë një gjë të tillë ngase situata mund edhe të eskalojë. Serbia duhet menjëherë ta lirojë qytetarin tonë z.Mehmetaj dhe të ndalojë persekutimin dhe sjelljen kriminale ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës”.

Mehmetajt i është caktuar masë e paraburgimit prej 30 ditësh. /Gazeta Sinjali/