Shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se zgjidhja me Kosovën duhet të bëhet “vetëm duke e konsideruar Kosovën pjesë të Serbisë”.
Përmes një postimi në Twitter, Gjuriq ka reaguar pas deklaratës së Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk kontribuon në stabilitetin në rajon.
“Serbia mban të njëjtin qëndrim se zgjidhja për çështjen e Kosovës dhe Metohisë mund të kërkohet vetëm në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, sipas të cilës Kosova dhe Metohija përbën një pjesë integrale të Serbisë”, ka shkruar ai.
Sipas Gjuriq, zgjidhja për Kosovën duhet të bëhet brenda kornizës së Rezolutës 1244, ku thuthet se ” , Kosova dhe Metohija janë pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë”
“Në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, Kosova dhe Metohija janë pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë, prandaj ne gjykojmë se zgjidhja për çështjen e Kosovës dhe Metohisë duhet të kërkohet vetëm brenda këtij kornize”, ka shkruar ai në Twitter.
Po ashtu, në një postim tjetër Gjuriq ka thënë se në dialogun me Kosovën, Beogradi do të marrë rol aktiv për të normalizuar Ballkanin Perëndimor.
“Sapo të krijohen kushtet, Beogradi do të marrë një rol aktiv në dialog dhe do të bëjë çdo përpjekje për të normalizuar situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që mbron shtetin dhe interesat kombëtare të Serbisë”, ka shkruar ai.
Ndërsa, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak përmes një postimi në “Twitter” e ka përsëritur qëndrimin e tij ndaj korrigjimit të kufijve.
Ndërsa përfaqësuesi i lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ditë më parë nuk kishte kundërshtuar shkëmbimin e territoreve në mes dy vendeve./Gazeta Sinjali/
Pursuant to the UNSC Resolution 1244, Kosovo and Metohija is an integral part of the Republic of Serbia, therefore we deem that the solution for the issue of Kosovo and Metohija should only be sought within this framework.
— Марко Ђурић (@markodjuric) May 12, 2020
…Serbia holds the same position that the solution to the issue of Kosovo and Metohija can only be sought in keeping with the international law according to which Kosovo and Metohija constitutes an integral part of Serbia.
— Марко Ђурић (@markodjuric) May 12, 2020