image Gjuriq thotë se marrëveshja e SHBA-së po zbatohet si rrufe

Rajon

Gjuriq thotë se marrëveshja e SHBA-së po zbatohet si rrufe

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka komentuar vizitën e delegacionit të Qeverisë amerikane në Serbi, për të cilën tha se kjo është një tregues se marrëveshja ekonomike e nënshkruar në Washington po zbatohet me shpejtësinë e rrufesë.

Gjuriq është shprehur se dera po hapet për një kapitull të ri për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë, kryesisht në sektorin e ekonomisë, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ardhja e përfaqësuesve të Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar Amerikan (DFC) në Beograd është një tregues që marrëveshja ekonomike nga Washingtoni po zbatohet me shpejtësi të rrufeshme”, tha Gjuriq.

Vizita e parë e delegacionit amerikan do të jetë në Prishtinë, ku në pasditen e sotme, në orën 18:30, do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Pas Kosovës, delegacioni do të vazhdojë vizitat në Serbi, Greqi dhe Izrael. /Gazeta Sinjali/