image Gjuriq thirrje serbëve të Kosovës: Respektoni masat e Beogradit

Kosovë

Gjuriq thirrje serbëve të Kosovës: Respektoni masat e Beogradit

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë të veriut të Kosovës që të respektojnë masat që ka vendosur Serbia.

Ai kërkoi që ata të respektojnë një masë të rreptë të ndalimit për 24 orë dhe të gjitha masat e tjera të përcaktuara nga shtabet e krizave.

“Unë iu them njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre gjatë festave të Pashkëve. Është mënyra e vetme për të mbrojtur jetën e të dashurve tanë dhe për të siguruar që të gjithë ne të jemi bashkë për të mposhtur koronavirusin që ka pllakosur tërë botën, jo vetëm njerëzit tanë”, tha ai për një televizion serb./GazetaSinjali/