Politikani serb, Marko Gjuriq, ka thënë për mediet serbe se dalja e banorëve serb të Kosovës në zgjedhje ka qenë më e madhja ndonjëherë.
“Ne kemi mbi 1 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Mitrovica, Shtërpca, Graçanica janë vendet ku serbët kanë votuar bindshëm më shumë se shqiptarët”, ka thënë Gjuriq për Pink.
Ai, ka thënë se kjo ka ndodhur përkundër faktit se persona të caktuar janë munduar të pengojnë serbët që të dalin në këto zgjedhje nacionale në Kosovë.
“Ka pasur një tendencë që të priten krahët e serbëve në Kosovë. Një fushatë ka ndodhur kundër Listës Serbe, por serbët kanë treguar fuqi dhe nuk janë frikësuar”, ka thënë Gjuriq.
Ndryshe politikanët serb që nuk i takojnë Listës serbe, janë ankuar vazhdimisht që kanë pasur kërcënime të shumta dhe shantazhe. Njëri ndër ta, Nenad Rashiq, është ankuar vazhdimisht se po linqohet pasi kishte dalë kundër Listës Serbe./Gazeta Sinjali/