image Gjuriq: Qeveria e re në Kosovë nuk do të ketë ndikim në dialog

Kosovë

Gjuriq: Qeveria e re në Kosovë nuk do të ketë ndikim në dialog

news image

I ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është pesimist se ndyrshimi i qeverisjes në Kosovë do të ketë ndikim në dialogiun Kosovë-Serbi. Në një deklarim për televizionin publik serb, Gjuriq ka thënë se kanë arsye për të menduar kështu pasi që sipas tij , “kushdo që do të jetë në qeverisjë do të jetë dikush nga separatistët”.

“Është shumë e mundshme se do t’i përfaqësojë dikush që i ka përfaqësuar deri më tani. Beogradi mbahet për principet se dialogu do të vazhdojë atëherë kur të hiqet taksa ndaj mallrave serbe. Ne tani qëndrojmë t’i ndihmojmë popullit në Kosovë”, deklaroi Gjuriq për “Rts”, transmeton gazeta ‘Sinjali”

Zyrtari nga Beogradi ka folur edhe për krimet e luftës për cka ka thënë se Serbia nuk është ndalur asnjëher së dënuari krimet e luftës.

“Krimet e luftës nuk harrohen, nëse dikush ka menduar se po. Mund të them se jam i kënaqur që nuk ndalemi së dënuari krimet e luftës dhe se ata herët ose vonë do të dalin para gjykatës”, Ka thënë MArko Gjuriq shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.