image Gjuriq: Prishtina ta ndryshojë rregulloren e saj, Asociacioni duhet të ketë fuqi ekzekutive

Rajon

Gjuriq: Prishtina ta ndryshojë rregulloren e saj, Asociacioni duhet të ketë fuqi ekzekutive

news image

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë duhet të ketë fuqi ekzekutive.

Ai është shprehur se Prishtina duhet t’i ndryshojë rregulloret e saj që ta mundësojë themelimin e këtij asociacioni, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjuriq është pyetur për qëndrimin e fundit të Miroslav Lajçak, të Dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, i cili foli për ndryshimin e kushtetutave të të dyja vendeve.

Ambasadori serb në Amerikë ka thënë se ky qëndrim është bërë mbi bazën e implementimit të marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar në maj të vitit 2013. /Gazeta Sinjali/