Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë nuk ka raste të reja të koronavirusit, derisa 17 persona janë testuar gjatë 24 orëve të fundit.
Ata janë testuar në komunat e veriut të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
“Deri më tani gjithësej janë testuar 1 mijë e 547 persona”, ka shkruar në rrjetin social Instagram, drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, raporton Tanjug./GazetaSinjali/