image Gjuriq: Në Kosovë nuk ka serbë të infektuar me koronavirus

Kosovë

Pandemia/ Gjuriq: Në Kosovë nuk ka serbë të infektuar me koronavirus

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka bërë të ditur nuk ka të infektuar me koronavirus brenda territorit të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Gjuriq ka shkruar se 33 persona janë regjistruar në Kosovë me koronavirus dhe se një shqiptar 86-vjeçar nga Dumnica e Podujevës ka ndërruar jetë nga COVID-19.

“Dezinfektimi i farmacive, dyqaneve dhe ndërtesave të banimit është organizuar në veri të Mitrovicës”, tha ai.

Tutje, Gjuriq tha se mielli për të gjitha komunitetet serbe po shpërndahet nga veriu i Kosovës./GazetaSinjali/