image Gjuriq: Kosova po bën përpjekje të mëdha për ta ndërprerë procesin e dialogut

Rajon

Gjuriq: Kosova po bën përpjekje të mëdha për ta ndërprerë procesin e dialogut

news image

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka thënë se Kosova është duke bërë përpjekje për ta ndërprerë procesin e dialogut në mes të dyja vendeve.

Sipas tij, Prishtina nuk dëshiron rezultate nga ky proces, për të cilin, ai ka njoftuar se sot në Beograd do të ketë një takim me përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova, në të cilin do të diskutohet për përgjigjen që do të japë pala e Serbisë, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.

Për të, pohimi i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se Prishtina zyrtare nuk do të pranojë të bëhen negociata shtesë rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përçon një mesash të papërgjegjësisë. /Gazeta Sinjali/