Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë , Marko Gjuriq, tha se Avdullah Hoti po e varros dialogun Kosovë-Serbi para se të fillojë.
Ky reagim vie nga Gjuriq pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se pret nga Serbia si dhe nga pesë shtetet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës, shkruan Tanjug.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia do të takohen me 27 qershor në Washington pas ftesës së Emisarit Special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. /Gazeta Sinjali/