image Gjuriq “heziton” të nënshkruaj marrëveshjen e hekurudhave, Grenell i thotë të nënshkruaj

Kosovë

Ceremonia/ Gjuriq “heziton” të nënshkruaj marrëveshjen e hekurudhave, Grenell i thotë të nënshkruaj

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudha dhe autostrada, “hezitoi” për disa sekonda të nënshkruaj, ku u dashtë të ndërhyj Grenell, për t’i thënë që të  vazhdojë të nënshkruaj.

Derisa Richard Grenell po i udhëzonte dy përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës, Ramë Qupeva dhe Xhemë Veseli dhe Marko Gjuriqin për të nënshkruar marrëveshjet, ky i fundit kishte humbur për pak çaste.

E Richard Grenell kur e ka vërejtur një gjë të tillë e ka parë të udhës që t’i drejtohet Gjuriqit duke i thënë “mund të nënshkruani”.

Kosova dhe Serbia sot kanë arritur pajtim për ndërtimin e linjës hekurudhore dhe autostradës Prishtinë-Beograd./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/168812237878460/