image Gjuriq: Gjithsej 38 serbë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Kosovë

Serbi/ Gjuriq: Gjithsej 38 serbë të infektuar me koronavirus në Kosovë

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha se në 24 orët e fundit, dy persona në zonat e banuara me serbë në Kosovë janë infektuar me koronavirus.

Deri më tani janë raportuar 38 pacientë, njëri prej të cilëve vdiq, tha Gjuriq mbrëmë në rrjetin social Instagram.

Ai deklaroi mes tjerash se masa e karantinës nga ora 12.00 deri në 6.00 të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e Covid-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjuriq i u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen këtyre masave sepse, siç tha ai, secili prej nesh është “vija e parë në luftën kundër së keqes që na ka zbritur”./GazetaSinjali/