image Gjuriq flet pas takimit në Bruksel: Bisedimet ishin të vështira dhe të pakëndshme

Politikë

Gjuriq flet pas takimit në Bruksel: Bisedimet ishin të vështira dhe të pakëndshme

news image

Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka dhënë detaje pas takimit të sotëm mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, Gjuriq bisedimet e sotme në nivelin e ekspertëve i ka quajtur si mjaft të vështira dhe të pakëndshme.

Ai tha se në këtë takim është diskutuar në lidhje me personat e pagjetur dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Më tej, Gjuriq shtoi se në takim u përmend edhe çështja e Manastirit të Deçanit dhe Asociacioni i Komunave Serbe.

I pyetur nëse mund të priten tema të reja midis Beogradit dhe Prishtinës nga shtatori, Gjuriq tha se Beogradi pret që emisari Miroslav Lajçak të përfundojë zbatimin e marrëveshjes për komunat me shumicë serbe.

“Ai finalizim ka qenë në pritje tash e shtatë vjet. Le të finalizojmë planin e zbatimit, i cili u mundëson serbëve të kenë kontrollin e tyre mbi sigurinë në zonat lokale, planifikimin e tyre hapësinor, shkollimin e papenguar, mbrojtjen e Manastirit të Deçanit dhe gjëra të tjera,” tha ai. /Gazeta Sinjali/