Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po e mashtron publikun.
Gjuriqi thotë se Hoti përveç publikun vendas ai po e mashtron edhe atë ndërkombëtar.
Madje ai tha se asnjëherë nuk do të flitet për marrëveshje për njohje të Pavarësisë së Kosovës.
“Hoti për njohje të pavarësisë së Kosovës mund vetëm të ëndërrojë. Çdo ditë është më larg prej saj. Ai dhe Isa Mustafa mund ta njohin vetëm njëri-tjetrin”, ka thënë Gjuriq, raporton “b92.net”.
Këto deklarata Gjuriq i tha pasi të enjten Hoti do të udhëtojë në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi. /Gazeta Sinjali/