Takim/ Gjuriq ankohet tek ambasadori grek për Kosovën, por edhe e falënderon

news image

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një takim me ambasadorin grek në Beograd, ka thënë se Beogradi është i përkushtuar për të vazhduar dialogun me Prishtinën.

E fajin për ngecjen e negociatave Gjuriq ia ka hedhur Prishtinës zyrtare.

Këto deklarata Gjuriq i ka thënë në një takim me ambasadorin grek,- George Diakofotakis, ku ndër të tjerash kanë folur edhe për problemet që po përballen serbët në Kosovë, përcjell Gazeta Sinjali.

Gjuriq ka përmendur lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave e shërbimeve si shtylla mbi të cilat ndërtohet paqja dhe sipas tij, një gjë e tillë duhet të respektohet nga të gjitha vendet në rajon për të pasur një paqe afatgjate.

Përveç tjerash, Gjuriq ka falënderuar ambasadorin grek për qëndrimin e Athinës zyrtare sa i përket Kosovës./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin