Ish-drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq është emëruar tani ambasador i Serbisë në SHBA, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai përmes një postimi në Twitter ka publikuar një fotografi para Shtëpisë së Bardhë në Washington, duke thënë se kjo është dita e parë e tij e punës në Ambasadën e Serbisë në SHBA.
“Entuziasmi dhe adrenalina po rriten!. Serbia dhe SH.B.A. do të punojnë më afër se kurrë për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkroi Gjuriç.
Ndërsa, pas këtij postimi, ka reaguar edhe i dërguari i posaçëm i presidentit aktual, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ai iu është kundërpërgjigjur duke i thënë: “Mirëserdhe Marko, e kemi nderin të ju kemi ju në SHBA”.