Presidenti malazez Milo Gjukanoviq tha në Bratislavë, në forumin e sigurisë GLOBSEC, se opinionet në Mal të Zi ishin të qarta për nismën rajonale të Ballkanit të Hapur, duke shtuar se ishte mirë që nuk kishte dallim mes qeverisë, presidentit dhe parlamentit për qëllimin strategjik.
Ai tha se ne duam që Mali i Zi të anëtarësohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjukanoviq pretendon se Ballkani i Hapur nuk bazohet në vlerat evropiane, shkruan tanjug.
“Kam dëgjuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por se ka një problem kur bëhet fjalë për kufirin kroat apo të BE-së. Ky është problem, sepse Ballkani i Hapur nuk bazohet në vlerat evropiane. por për bashkëpunimin rajonal“, tha Gjukanoviq.