image Gjukanoviq: Autorët e idesë së “Ballkanit të Hapur” synojnë zhdukjen e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut

Rajon

Gjukanoviq: Autorët e idesë së “Ballkanit të Hapur” synojnë zhdukjen e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut

news image

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se kryeministri malazez Dritan Abazoviq “do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia” nëse ai ndjek një politikë që është kundër interesave të Malit të Zi.

Gjukanoviq ka thënë për portalin Vojvodina Autonomija se Malit të Zi i është dhënë mundësia për të përparuar në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ka shtuar se ky shans është edhe një rrugë drejt anëtarësimit në BE, përcjell Gazeta Sinjali.

Është logjike që Mali i Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, sepse në rrjedhën aktuale të negociatave është shumë më përpara se të gjitha vendet kandidate. Përveç kësaj, nuk ka dyshime gjeopolitike, sepse ka harmonizuar politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në për disa vite”, tha Gjukanoviq.

Ai shtoi se përgjigja në pyetjen nëse Mali i Zi do të përfitojë nga ky shans, varet para së gjithash nga performanca e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore të Malit të Zi.

Ai vlerësoi se qëllimi i autorëve të idesë së Ballkanit të Hapur është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe njëfarë gjenocid”.

Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE”, tha ai.

Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokracinë multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë tradicionalisht fillon nga ana serbe, kësaj radhe nga “bota serbe”. Dhe automatikisht vazhdohet me të njëjtat budallallëqe të “shteteve të mëdha”, ka thënë Gjukanoviq.

I pyetur për të komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili pas vizitës së tij në Beograd deklaroi se me atë “vizitë historike” arriti të “rivendos” marrëdhëniet mes dy vendeve, Gjukanoviq pyeti “nëse një, çdo vizitë, mund të rivendosë marrëdhëniet e kontaminuara për gati dy shekuj”.

/GazetaSinjali/