Komuna e Prizrenit ka njoftuar se gjuha rome tani e tutje do të njihet si gjuhë zyrtare në këtë komunë.
“Me iniciativë të kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, sot, u zgjodh një prej çështjeve më të rëndësishme të komunitetit rom në Komunën e Prizrenit, gjë për të cilën është punuar më shumë se një dekadë që të arrihet në pikën që u realizua sot”, thuhet në njoftimin komunal.
Ndër tjera aty thuhet, “në mbledhjen e Kuvendit Komunal, u votua pro që Gjuha Rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën tonë”.
Me këtë rast, Totaj tha se gjuha është jetike për njerëzimin e ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritetet e Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim.