Një person në Prishtinë është arrestuar pasi që i njëjti kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç’rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, nga lëndimet e marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor, të cilit i është larguar predha dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Pushka ajrore dhe predha janë konfiskuar nga njësiti policor.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së mërkurës rreth orës 21:00, në Prishtinë.
Rasti në polici po iniciohet si “Lëndim i rëndë trupor”/GazetaSinjali/