Një person është arrestuar dje në fshatin Raskovë të Obiliqit pasi që dyshohet për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se një person është ankuar në polici se shoku i tij, duke e kërcënuar i ka kërkuar që me veturë ta dërgojë në një lokacion dhe se pasi që kanë arritur, i dyshuari ka dalë nga vetura është takuar me një person tjetër dhe ka shtënë me armë zjarri.
Sinjali merr vesh se i dyshuar për këtë rast është arrestuar dhe se i është konfiskuar një revole Zoraki. Gjithashtu këto burime kanë thënë se është bastisur edhe shtëpia e tij dhe është gjetur një revole me gaz me një fishek.