image Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë/ Policia: I dyshuari shtiu për një “gëzim familjar”

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë/ Policia: I dyshuari shtiu për një “gëzim familjar”

news image

Sot rreth orës 14:30 ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Skënder Beu” në Podujevë dhe me ç’rast Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur tri gëzhoja, shkruan Gazeta Sinjali,

Për këtë incident, Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë të dyshuarin i cili është O.M, 58 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe kështu ai është intervistuar nga ana e policisë, dhe nga i njëjti është sekuestruar një revole e tipit Browing, kalibrit 7.65 mm, nga e cila dyshohet të jetë shtënë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku për më tepër thuhet se nga hetimi paraprak është ngritur versioni dyshimit se i dyshuari për arsye të një gëzimi familjar ka shtënë me armë si formë e shprehjes së gëzimit.

“Policia konform rekomandimit të prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim ndaj të dyshuarit për rastin mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

/Gazeta Sinjali/