image Gjuajtje me armë zjarri në një lokal në Malishevë, i dyshuari emër i njohur për Policinë

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në një lokal në Malishevë, i dyshuari emër i njohur për Policinë

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një lokal në fshatin Tërpezë të Malishevës ka pasur të shtëna me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, njësia relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë.

Ndërkohë, personi i cili dyshohet se ka shtënë me armë, ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tij dhe i njëjti është i njohur për policinë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur me 27 shkurt rreth orës 00:58.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është ende në hetime.

/GazetaSinjali/