image Gjuajtje me armë zjarri në Lipjan, arrestohet një 51-vjeçar

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në Lipjan, arrestohet një 51-vjeçar

news image

F.Sh, 51-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, pasditen e sotme rreth orës 16:00 në fshatin Shalë të Lipjanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka njoftuar për Gazetën Sinjali se tek i dyshuari policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një revole me gaz së bashku me gjashtë fishekë.

“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit. Policia me shpejtësi ka trajtuar informatën dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Veprimet operativo-hetimore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit F. Sh, mashkull, 51 vjeç,  nga i cili është sekuestruar: Një revole me gaz, e tipit EKOL, kalibrit 9mm, si dhe gjashtë copë fishekë”, tha Borovci.

Ai njoftoi se ndaj 51-vjeçarit është iniciuar rasti “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

I njëjti është intervistuar nga ana e policisë dhe është proceduar më tutje në përputhje me rekomandimet e  prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/