image Gjuajtja me armë zjarri në Ferizaj, një person i vdekur dhe një i plagosur

Siguri

Gjuajtja me armë zjarri në Ferizaj, një person i vdekur dhe një i plagosur

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Ferizaj.

Nga kjo përleshje ka humbur jetën një person, si dhe një tjetër është plagosur.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Ferizajt, Bastri Shabani.

Po mund ta konfirmojmë”, ka deklaruar ai për Sinjalin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Sinjali nga sinjalizuesit ka siguruar pamje nga vendngjarja.

https://sinjali.com/gjuajte-me-arme-zjarri-ne-ferizaj-dyshohet-per-te-plagosur-pamje/

/GazetaSinjali/