Është arrestuar një person me inicialet R.N., 55 vjeçar në Skenderaj pasi që i njëjti pas përfundimit të zgjedhjeve ka gjuajtur me armë zjarri në sheshin “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bën të ditur policia, si provë materiale i është sekuestruar një armë e llojit Zastave dhe një karikator me pesë fishekë.
Ndaj të dyshuari është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Ngjarja ka ndodhur me 17 tetor rreth orës 21:30 në Skenderaj. /GazetaSinjali/