Festa me armë që bënë me 9 janar i “dërgoi” në stacionin policor në Ferizaj, tre persona të dyshuar për “Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” , raporton Gazeta Sinjali.
Ata dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng në fshatin Dremjak dhe kryerjen e kësaj vepre ata e kanë pranuar para hetuesve policorë.
“Pas një pune intenzive, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personat e dyshuar dhe sot me datë 20.01.2021 i kanë shoqëruar tre persona në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimt, ata kanë pranuar se kishin shtënë me armë gjatë një ahengu familjar”, njofton Policia.
Të arrestuarit janë:
1. J.B., 66-vjeçar nga Ferizaj, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë) me 9 fishekë;
2. R.J., 68-vjeçar nga Ferizaj, të cilit i është gjetur një armë zjarri dhe një armë me gaz me 20 fishekë.
3. G.Z., 68-vjeçar nga komuna e Lipjanit, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie./GazetaSinjali/