image Gjuajtën me armë, Policia sekuestron dy armë zjarri në Prizren dhe identifikon të dyshuarin

Siguri

Gjuajtën me armë, Policia sekuestron dy armë zjarri në Prizren dhe identifikon të dyshuarin

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar dy armë zjarri në fshatin Planej të Prizrenit.

Me të marrë një informate për gjuajtje me armë zjarri më 7 mars, Policia është hedhur në aksion duke lokalizuar vendin, ku kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur 12 gëzhoja të kalibrit të panjohur.

Pas një pune operative-hetimore, Policia ka identifikuar të dyshuarin, ku nga i njëjti janë konfiskuar dy armë zjarri.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është nisur procedurë hetimore për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës dhe i njëjti është liruar më pas me procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/