image Gjoshi i PDK-së për Albin Kurtin: Nuk ka kush ta kthejë në Kosovë

Kosovë

Gjoshi i PDK-së për Albin Kurtin: Nuk ka kush ta kthejë në Kosovë

news image

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë për Albin Kurtin se e ka harruar Velipojën, Shëngjinin, Kavajën, Durrësin, Vlorën, Sarandën, Dhërmiun, e qindra vende tjera që “veç Zoti ka ditë m’i falë”.

Sipas tij, për kohën sa Kurti ishte në opozitë, përmendja e Shqipërisë dhe e forcimit të ekonomisë kombëtare ishte veç një “shtihim”, raporton Gazeta Sinjali.

“Sot, si kryeministër krejt i harroi! Ka mbetur në ishujt grekë dhe nuk po pranon të kthehet as kur një komunë është në emergjencë shëndetësore”, shkroi Gjoshi në Facebook.

Sipas Gjoshit, Albin Kurtin nuk ka kush ta kthejë në Kosovë.

“Nuk ka kush ta kthejë në Kosovë. Kush e di çka duhet t’u ndodhë qytetarëve të këtij vendi që ai të kthehet në Kosovë”, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/