Tenisti serb, Novak Gjokoviq, ka vendosur t’i drejtohet publikut pas vendimit të Gjykatës në Australi për dëbimin e tij, raporton Sinjali Sporti.
Atij iu heq viza nga Gjykata Federale e Apelit para pak orëve, që do të thotë se ai shumë shpejtë do të largohet nga ky vend.
Ai tha se është i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës pasi nuk do të mund ta mbrojë titullin.
Ai tha se do të punojë me autoritetet përkatëse për largimin e tij nga Australia.
“Do të doja të komentoja shkurtimisht rezultatin e gjykimit të sotëm. Tani do të marr pak kohë për t’u rikuperuar dhe mbledhur, përpara se të bëj deklarata të mëtejshme për këtë temë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin për të refuzuar ankesën time, që do të thotë se nuk do të mund ta mbroj titullin në Australian Open ose të qëndroj në të.“
“Unë respektoj vendimin e Gjykatës dhe do të bashkëpunoj me të gjitha autoritetet përkatëse për largimin tim nga Australia.”
“Ndihem i pakëndshëm që fokusi i javëve të mëparshme ka qenë tek unë dhe shpresoj që tani i gjithë fokusi të zhvendoset në turneun që dua. Dëshiroj t’u uroj pjesëmarrësve, zyrtarëve, punëtorëve, vullnetarëve dhe të gjithë tifozëve në botë çdo të mirë në lidhje me turneun.”
“Në fund, dua të falënderoj familjen time, miqtë, ekipin, tifozët dhe bashkëkombësit e mi serb për mbështetjen e vazhdueshme. “Ishit një burim i madh force për mua”, tha Gjokoviq në një deklaratë të transmetuar nga australiani “Age”.