Policia në Ferizaj ka gjobitur zyrtarin nga Ministria e Infrastrukturës i cili në veturën zyrtare kishte nxjerrë këmbën jashtë dritares, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se i arrestuari Bashkim Islami është gjobitur me 40 euro dhe ka pranuar fajin për kundërvajtjen e shkaktuar.
Kujtojmë se ditë më parë 60-vjeçari është parë me këmbët në dritare në veturën zyrtare, ma tabelat 3Z-177-08, e cila po lëvizte dje në fshatin Sojevë të Ferizajt./Gazeta Sinjali/