image Gjobitet qytetarja që hodhi mbeturina nga dritarja

Sociale

Gjobitet qytetarja që hodhi mbeturina nga dritarja

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë publikoj një video ku shihet një qytetare duke hedhur mbeturinat nga dritarja e banesës në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Një veprim i tillë është i pahijshëm dhe njëkohësisht ndotë ambientin.

Për këtë veprim, drejtoria e inspekcionit në Komunën e Prishtinës e ka gjobitur atë me 100euro.


Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri.

Postimi i plotë:

Mbrëmë u publikua një video ku shihet një banore duke hedhur mbeturinat nga dritarja e banesës. Inspektorët e zonës e kanë identifikuar palën, dhe i kanë shqiptuar gjobë në vlerë 100 euro.

Falënderojmë qytetarët për denoncimin publik të rasteve të tilla, dhe për ndihmën që na e japin në identifikimin e shkelësve të ligjeve! /Gazeta Sinjali/