Gazeta Sinjali mbrëmë publikoj një video ku shihet një qytetare duke hedhur mbeturinat nga dritarja e banesës në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Një veprim i tillë është i pahijshëm dhe njëkohësisht ndotë ambientin.
Për këtë veprim, drejtoria e inspekcionit në Komunën e Prishtinës e ka gjobitur atë me 100euro.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri.
Postimi i plotë:
Mbrëmë u publikua një video ku shihet një banore duke hedhur mbeturinat nga dritarja e banesës. Inspektorët e zonës e kanë identifikuar palën, dhe i kanë shqiptuar gjobë në vlerë 100 euro.
Falënderojmë qytetarët për denoncimin publik të rasteve të tilla, dhe për ndihmën që na e japin në identifikimin e shkelësve të ligjeve! /Gazeta Sinjali/