image Gjobiten me para rusët e ndaluar në Kosovë

Siguri

Siguri/ Gjobiten me para rusët e ndaluar në Kosovë

news image

Dy shtetasit rusë, që u ndaluan në veri të Kosovës për kalim të paligjshëm të kufirit Serbi-Kosovë, u dënuan me nga 250 euro gjobë dhe do të largohen nga Kosova, ka konfirmuar kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikolla Kabashiq.

Përveç dënimit të shqiptuar, atyre iu kërkua të paguajnë edhe shpenzimet e gjyqit.

Policia e Kosovës i arrestoi dy shtetasit rusë , një burrë dhe një grua, më 13 janar.

Shtetasit rusë fillimisht kishin tentuar të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinjë, mirëpo policia kufitare nuk ua ka mundësuar hyrjen për shkak se të njëjtit nuk posedonin vizë për të hyrë në vendin tonë.

Pas refuzimit të hyrjes, shtetasit rusë duket se kishin vendosur të sfidonin organet e sigurisë dhe të njëjtit arritën të futen në territorin e Republikës së Kosovës, përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë.

Ata arritën deri në fshatin Sarpelj të komunës së Leposaviqit, ku edhe u kapën nga policia.

Prokurori i ka identifikuar ata si Egor Igoreviq (Igor Krasikov) dhe Marina Vladimirovna Krasikova. /Gazeta Sinjali/