image Gjithçka që dihet deri më tani për pacienten që dyshohet se është e infektuar me koronavirus

Detaje/ Gjithçka që dihet deri më tani për pacienten që dyshohet se është e infektuar me koronavirus

news image

Ministri i Shëndetësisë dhe mjekët e Klinikës Infektive në QKUK, kanë njoftuar se një paciente është duke u trajtuar në Klinikën Infektive nën dyshimin se mund të jetë prekur nga koronavirusi.

Në konferencën urgjente të mbajtur sonte në Klinikën Infektive, ministri Arben Vitia ka pohuar se bëhet fjalë për një shtetase të huaj, e cila punon në Kosovë, e cila dyshohet se mund te jetë infektuar në një qendër skijimi.

“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj, e cila punon në Kosovë, e cila ka qenë në një qendër skijimi, e në atë qendër kanë qenë edhe pesë persona të tjerë të infektuar. Pasi ka dëgjuar se kanë qenë pesë persona të infektuar dhe pas disa simptomave, me një kollë e lehtë, por pa temperaturë dhe simptoma tjera, është alarmuar dhe ka ardhur diku pas orës 17:00 në Klinikën Infektive për të bërë kontroll. Rezultatet jemi duke i pritur… Është marrë mostra dhe pritet diku rreth orës 11:00 ose dhe 12:00, në mesnatë që të dalë rezultati. Sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë rezultat pozitiv, edhe pse jemi duke i pritur nuk ka nevojë për asnjë panik”, tha Vitia.

Ai poashtu njoftoi se pacientja është nga Britania e Madhe.

Ndërsa, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani tha se rezultatet e analizave të pacientes do të publikohen sonte në mesnatë.

Ramadani shtoi se analizat bëhen si në çdo shtet tjetër evropian, pasi Kosova është ndër shtet e para që ka siguruar materialin e nevojshëm shëndetësor për të diagnostikuar koronavirusin. /Gazeta Sinjali/