image Gjinovci: Na arrestuan si kriminela, plagjiatorin e lanë me dhanë mësim

Siguri

Gjinovci: Na arrestuan si kriminela, plagjiatorin e lanë me dhanë mësim

news image

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pasi u shoqërua në polici së bashku me aktivistin Dibran Hoxha për “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Ai ka thënë se së bashku me Hoxhën u arrestuan si kriminela, ndërsa “plagjiatori” u la para studentëve me dhënë mësim.

Gjinovci ka thënë se nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe nuk do ta lejojnë normalizimin e plagjiaturës.

Reagimi i tij i plotë:

Na arrestun neve e na largun nga Fakulteti si kriminela të prangosun. Plagjiatorin e lanë para studentëve tu “dhanë mësim”.

Por na s’e kena njet mu nalë. Nuk kemi me leju normalizimin e plagjiaturës. Kjo e sodit është veç fillimi.

/GazetaSinjali/