image Gjini: Edhe jashtë AAK-së besojnë se Haradinaj është i duhuri për president

Kosovë

Gjini: Edhe jashtë AAK-së besojnë se Haradinaj është i duhuri për president

news image

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, beson që kreu i partisë së tij, Ramush Haradinaj, do të jetë president i ardhshëm i Kosovës.

Ai thotë se Haradinaj është kandidati më i denjë për këtë post dhe se këtë mendim e ndajnë edhe të tjerët jashtë Aleancës.

Gjini thotë se në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në fillim të vitit do të garojnë të vetëm.

Kryetari i Aleancës në Gjakovë thotë se edhe në mesin e qytetarëve dhe në partitë e tjera është bindja se Ramush Haradinaj do të ishte gardian i Kushtetutës si president i Kosovës.

Aleanca beson që kryetari Haradinaj do të jetë president i ardhshëm i Kosovës. Nuk kemi vetëm arsye subjektive që mendojmë ashtu shumica prej nesh, por besoj që ka dhe shumë qytetarë të tjerë ose edhe në parti të tjera besojnë që Ramush Haradinaj do të ishte gardian i kushtetutshmërisë si kreu i shtetit të Kosovës. Ne jemi të sigurt që në këtë fazë Kosova nuk mund të ketë një kandidat të denjë për atë pozitë dhe kjo është arsyeja pse ne besojmë fuqishëm dhe insistojmë që kjo të ndodhë. Ne duhet të shkojmë në zgjedhje dhe duhet të punojmë që me dalë sa më mirë, dhe gjasat janë reale që të dalim mirë, por jemi duke hyrë në garë dhe kur hyjmë në garë hapen opsionet dhe hapen letrat”, deklaroi Gjini për KP.

Kryetari i Komunës së Gjakovës nuk beson se Aleanca do të jetë para një situate ku do të duhet të heqë dorë nga posti i presidentit vetëm për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme që do të dalë pas zgjedhjeve.

Nuk besoj që do të jemi në rrethana të tilla (të heqim dorë nga presidenti për të qenë pjesë e qeverisë), nuk besoj që do të dalim në rrethana të tilla. Patjetër që janë situata të ndryshme, por nuk besoj që duhet të zgjedhim. Ne do të insistojmë që t’ia japim Kosovës një president i cili i bën nder dhe i cili do të jetë gardian, mburojë e kushtetutshmërisë, ligjit dhe funksionimit të shtetit të Kosovës”, vijoi ai. /Gazeta Sinjali/