image Gjinekologu që sulmoi profesoreshën e Mjekësisë, ndalohet për 48 orë

Siguri

Gjinekologu që sulmoi profesoreshën e Mjekësisë, ndalohet për 48 orë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për një rrahje që ka ndodhur sot në Fakultetin e Mjekësisë, ku prindi i një studenti dyshohet se ka sulmuar fizikisht profesoreshën e këtij Fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci, e cila po ashtu është bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci.

Sinjali mëson se personi që dyshohet se rrahu profesoreshën Pupovci, Arsim Gashi, është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Arsim Gashi i cili është me profesion gjinekolog, nuk e ka ‘sefte’ që bie ndesh me ligjin.

Siç është raportuar edhe më parë, Gashi ishte arrestuar në mars të vitit 2020, nën dyshimet se ka mundësuar abortin e një vajze të mitur nga Gjilani.

Gashi dyshohej se për 500 euro, në kundërshtim me Ligjin për Ndërprerjen e Shtatzënisë, ka kryer abortin e 14-vjeçares nga Gjilani, e cila dyshohet se ishte dhunuar seksualisht nga një 21-vjeçar dhe shoku i tij 30-vjeçar.

Ai po ashtu, në vitin 2017, kishte kërcënuar dy herë drejtorin e atëhershëm të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Arben Vitinë.

/GazetaSinjali/