Gjilani do të zhvillojë sonte ndeshjen e dytë ndaj Liepajas në rrethin e parë të Ligës së Konferencës.
Skuadra bardhekuqe ka avantazhin pas ndeshjes së parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri” ku kishte arritur fitore me rezultat minimal 1-0.
Gjilanasit i pret një udhëtim i vështirë sot në Letoni, megjithatë ata do të kërkojnë ruajtjen e epërsisë nga ndeshja e parë, në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin në rrethin e dytë.
Golin e vetëm për Gjilanin në ndeshjen e parë e shënoi Albert Dabiqaj.
Ndeshja e sotme fillon nga ora 16:00.