Komisioni i Garave vendosi sot (e mërkurë) që ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit e cila u ndërpre në fund të ndeshjes të dielën që shkoi, ta llogarisë si rezultat zyrtar 3-0 në të mirë të suharekasve, shkruan Sinjali Sport.
Sulmi i disa tifozëve të Gjilanit ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, bëri që Komisioni i Garave të Superligës ta ndëshkojë klubin nga Gjilani me humbje në tavolinë.
Pas këtij vendimi ka reaguar edhe klubi i Gjilanit, ku kanë njoftuar për vendimin e marrë dhe kanë theksuar se ata do të parashtrojnë ankesë ndaj këtij vendimi.
Ja postimi i plotë nga klubi gjilanas.