Një burrë në Gjilan kishte zgjedhur një mënyrë të pazakontë për ta ‘blerë’ një veturë.
Ai u arrestua dje në fshatin Llashticë, pas dyshimeve se me anë të paraqitjes së rreme, e kishte mashtruar një person duke ia marrur veturën me premtimin se do t’ia bënte pagesën, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas arrestimit, ai është intervistuar. Ndërkaq pas intervistimit, prokurori kujdestar ka marrë vendim që gjilanasi të dërgohet në mbajtje. /Sinjali