image Gjilanasi bëhet për emergjencë, katër persona e sulmuan pas shpinës

Siguri

Gjilanasi bëhet për emergjencë, katër persona e sulmuan pas shpinës

news image

Dje në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan është raportuar për një rast dhune. Një person është sulmuar nga katër tjerë të panjohur, tha policia, transmeton Sinjali.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në emergjencën e Gjilanit, nuk raportohet për të arrestuar.

“Raportohet se viktima mashkull për shkaqe ende të panjohura është sulmuar fizikisht nga 4 persona të panjohur ku njëri prej tyre e ka goditur në shpinë disa herë  dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Sinjali/