Një femër, punëtore e ProCredit Bank në Gjilan ka raportuar se njësia qendrore për numërimin dhe verifikimin e të hollave në këtë bankë, kishte hasur në një kartëmonedhë në vlerë 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lënda është iniciuar dhese rasti vazhdon te hetohet.
“Ankuesja femër kosovare punëtore e bankës ka raportuar se njësia qendrore për numërim dhe verifikim e të hollave kishte hasë në një kartëmonedhë në vlerë 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga njësiti policor për procedura hetimore është sekuestruar monedha në fjalë, është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta Sinjali/